Astrologji kineze !
Rrënjët e astrologjisë kineze gjenden në historinë e lashtë të njerëzimit. Legjenda thotë se Buda i kishte ftuar të gjitha shtazët që ta vizitonin për Vitin e Ri, por vetëm 12 shtazë i ishin përgjigjur ftesës së tij dhe ato ishin: miu, bualli, tigri, kali, dhia, gjeli, lepuri, dragoi, gjarpri, majmuni, qeni dhe derri.
Në shenjë mirënjohjeje, Buda kishte urdhëruar që secili vit të identifikohej me ndonjërën nga këto shtazë, ndërkaq tiparet e kësaj shtaze të zotëronin atë vit. Kjo legjendë është bartur nga gjenerata në gjeneratë, ndërkaq astrologjia kineze sot është një prej astrologjive më të famshme në botë.
Kjo astrologji përbëhet nga 5 elementet e filozofisë kineze: druri, zjarri, toka, metali dhe uji, si dhe 12 shtazëve simbolike, që përfaqësojnë nga një vit të caktuar.
Horoskopi kinez paraqet një interpretim të ndërlikuar të ciklit 10-vjeçar të diellit dhe të hënës, që është hartuar në bazë të kalendarit të vjetër kinez.
Në këtë astrologji ndikon edhe fuqia kozmike pozitive mashkullore dhe ajo negative femërore, të cilat i paraqet principi Jang-Jin; një shprehje për baraspeshën dhe harmoninë universale.
Astrologjia kineze është më shumë e njohur si shkencë që jua mundëson t'i mësoni karakteret e personave që ju rrethojnë, por njëkohësisht edhe ta njihni fuqinë tuaj personale dhe të metat tuaja